RRETH NESH

Punishtja e Artizanantit është ngritur fillimisht në vitin 1993 në fshatin Blinisht të Qarkut Lezhë. Inisiatoria e parë ishte Znj. Tereze Gega e cila mendoi që këtë traditë të vecantë të tezgjahut e cila karekterizon zonën e Zadrimës, ta praktikonte jo thjesht si një zakon por si një zanat i cili mund të gjeneronte të ardhura.

Eksperienca e gjate e punës si dhe talenti i Znj Tereza,  ka berë të mundur qe të zgjerohej vazhdimisht gama e produkteve.

Për më shumë se 20 vjet, në këtë qëndër kanë punuar më shume se 50 gra në periudha të ndryshme.  Janë trajnuar në fushën e Artizanatit dhe të rrobaqepësisë rreth 100 gra.

Sot ndodhemi ne Lezhë dhe jemi një qëndër e cila është vlerësuar më çmime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar pasi garantojmë vazhdimësinë e një trashëgimie kulturore të vecantë të rajonit të  Lezhës, por mbi të gjitha sepse kemi qenë një derë e hapur dhe një mundësi për shumë gra në nevojë të cilat vazhdojnë të gjëjnë një mbështeje  pranë kësaj qëndre.

Të ruajë dhe trashëgojë traditën e artizanatit me tezgjah duke e konsideruar atë jo vëtëm si një trashëgimi kulturore e cila duhet promovuar por edhe si një vlerë e rendësishme lokale e cila mund të gjenerojë të ardhura dhe të përmirësojë cilësinë e jetësës për gratë dhe vajzat që e aplikojnë atë.

Nëse pasioni dhe vullneti drejtohen nga një strategji e mirë, suksesi është  i garantuar.